Maqedoni
Prokuroria publike e RMV-së ua dorëzon materialet për hetim prokurorëve bullgar
27.11.2021 14:17
Profilet e AND-së dhe të gjitha matrialet për hetimin e tragjedisë së aksidentit me autobusin në Bullgari...

Profilet e AND-së dhe të gjitha matrialet për hetimin e tragjedisë së aksidentit me autobusin në Bullgari janë dorëzuar te zëvedës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, dhe hetuesit të Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë për zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot ua dorëzuam ADN profilet prokurorëve bullgar, procesverbalet nga 8 dëshmitarët, dokumentet e plota të Besa Trans dhe dokumentacionin e plotë që posedon MPB-ja, kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sepse aksidenti ka ndodhur në Bullgari dhe hetimin e kryejnë organet e hetuesisë bullgare.”, tha Lubomir Joveski, kryeprokuror i RMV-së.
Joveski njoftoi gjithashtu se dy përfaqësues të RMV-së nga mjekësia ligjore do të udhëtojnë për në Bullgari. Prokurorët bullgar thonë se është i nevojshëm bashkpunimi I të dyja vendeve për zbardhjen e tërsishme të rastit. Ata gjithashtu deklaruan se përfaqësuesi i “Besa Trans” është i kapshëm për organet e hetuesisë dhe se me te në orët e hershme është zhvilluar një bisedë.
“Përmes bashkëpunimit me prokurorët ngaRMV-ja shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejt të rastit, identifikimin e viktimave dhe të mundësojmë kthimin e tyre në vend, dhe familjarët të mund të kryejnë ceremoninë mortore. Përfaqësuesi i firmës është i kapshëm, me atë po punohet në mënyrë intensive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai është i kapshëm për organet e hetuesisë.”, tha Biser Jordanov Mihajllov, prokuror nga Bullgaria.
“Janë marrë dëshmi prej vendit të ngjarjes dhe gjithcka është analizuar që nga fillimi të mund fusim mundësin e një akti terrorist dhe jemi duke vazhduar me hetimin. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka elemente terrorizmi.”, tha Hristov Petrov nga Shërbimi Hetimor Kombëtar i Bullgarisë.
Sipas prokurorve deri tani janë marrë në pyetje 8 persona dhe ditëve në vijim do të merren në pyetje edhe persona të tjerë.
“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar. Por cilat persona i kemi marrë në pyetje dhe cilët do t’i marrim në ditët në vijim këtë nuk mund ta themi tani.”, tha kryeprokuror i RMV-së, Lubomir Joveski.
Prokurorët thanë se shpalosja e detajeve të tjera dëmton procesin e hetimit.
FARIJE DAUTI BAKIU
