Maqedoni
Aksidenti i autobusit në Bullgari, arrijnë në Shkup dy nga shtatë të lënduarit
27.11.2021 14:34
Arrijnë në Spitalin e Shkupit dy nga shtatë të lënduarit nga aksidenti i autobusit më 23 nëntor në Bullgari....

Arrijnë në Spitalin e Shkupit dy nga shtatë të lënduarit nga aksidenti i autobusit më 23 nëntor në Bullgari. Bëhet fjalë për një paciente 17 vjeçare dhe një pacient tjetër të moshuar.
"Dy nga shtatë pacientët që ishin të hospitalizuar në spitalin ‘Pirogov’ në Bullgari kthehen në vend. Fola me drejtorin e spitalit ata janë lëshuar në gjendje stabile. Bëhët fjalë për një vajzë 17 vjecare dhe një pacient më I moshuar. Kanë lëndime që duhet të trajtohen në kirurgjinë plastike, sipas nevojës ato do të mbahen në këtë repart mëpas do të lëshohen në shtëpi. Kemi kontaktuar edhe me kolegët nga psikiatria me qëllim që tu jepet edhe mbështetje psikologjik që është shumë e rëndësishme në këto moment.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Familjarët e të mbijetuarve janë të prekur për humbjet e jetëve edhe pse disa nga tw afërmit e tyre që kanë udhëtuar në autobus kanë shpëtuar.
“Jam këtu për mbesën time e cila ka operuar krahun e djatht, ka djegje edhe në anën e majt dhe në kokë. Ajo është e traumatizuar por do të bëjmë durim. Nga njëra anë jemi me fat që mbesa jonë ka shpëtuar por edhe shumë të mërzitur për jetët e humbura. Ajo ka arritur të dal jasht vetëm dhe është përpjekur ta shpëtojë kushurirën e saj, por nuk ka mundur sepse në atë moment ka shpërthyer nja zjarr I madh. Viktimat dhe të mbijetuarit kanë pasur lidhje farefisnore mes vete.”, tha Rexhail Kamberri, familjar I të mbijetuarve.
Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe pesë të lënduarit e tjerë, në të cilën transferimi i tyre për në Spitalin e Shkupit do të bëhet ditëve në vijim.
FARIJE DAUTI BAKIU
