Maqedoni

Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm, shqyrtohen masat që nuk rrezikojnë vendet e punës

27.11.2021 15:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha është duke u shqyrtuar masa të reja për persoant e punësuar...

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha është duke u shqyrtuar masa të reja për persoant e punësuar dhe të pavaksinuar me qëllim  që të mos rrezikojnë vendet e punës. 
 
“Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune. Propozimi i mjekëve amë do të jetë stimul, përkatësisht kur do të tejkalojnë 70% e vaksinimit të pacientëve të mbuluar, do të shpërblehen me 30 denarë për pacient. Ky është propozimi ynë.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
 
MSH: RMV, 38% e popullsisë është e vaksinuar me dy doza
 
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4,434 doza vaksinash, nga të cilat 1,268 janë aplikuar si dozë e parë, 1,021 si dozë e dytë dhe 2,145 qytetarë morrën dozën e tretë të vaksinës.
 
“Deri më 26 nëntor gjithsej 828,770 qytetarë kanë marrë dozën e parë, me dy doza janë vaksinuar 794,666 qytetarë dhe dozën e tretë e kanë marrë 70,937 qytetarë. 57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar me dy doza dhe 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thuhet në komunikatën e MSH.
 
Gjithashtu me një dozë vaksine është vaksinuar 58% e popullsisë së rritur dhe me dy doza janë vaksinuar 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.
 
FARIJE DAUTI BAKIU