SHBA dhe Kuba, si armiq të betuar prej më shumë se 53 vitesh, përtërijnë marrëdhëniet
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka njoftuar një rishikim të plotë të politikës amerikane në drejtim të ishullit fqinj, Kubës, armiq të betuar të njeri-tjetrit prej më shumë se 53 vitesh...

Edhe presidenti kubanes, Raul Castro, i cili po përmes një fjalimi është shprehur i gatshëm për rivendosjen e marrëdhënieve normale diplomatike mes dy vendeve.
Akti i parë që shënoi këtë zhvillim të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, ishte lirimi i pengut amerikan, Alan Gross, nga një burg kubanes, ku mbahej prej pesë vitesh.
Nga ana e tyre, këtij veprimi të kubanezëve, SHBA-të i janë përgjigjur duke liruar edhe ata pesë agjentë kubanezë.
Për momentin normalizimi i marrëdhënieve do të limitohet në rivendosjen e lidhjeve diplomatike dhe hapjen e ambasadave në vendet respektive, por mendohet se këto do të pasohen së afërmi edhe me heqjen e embargos ekonomike amerikane mbi ishullin, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve edhe në plane të tjera, përfshirë luftën kundër terroristëve, heqjen e Kubës nga lista e vendeve terroriste, si dhe marrëveshjen për lehtësimin e komunikimit në fushën e telekomunikacionit.
Vetë Obama është zotuar se do të punojë me kongresin për të hequr embargon.
Nga ana e tij, presidenti kubanez është shprehur se vendimi i presidentit Obama për të përmirësuar marrëdhëniet me Kubën “meriton mirënjohjen dhe respektin e popullit tonë”.
Ndërkohë, ai ka falënderuar edhe Papa Françeskon dhe Kanadanë për rolin e tyre ne tratativat, që çuan më pas në rigjallërimin e marrëdhënieve mes dy qeverive.
