Ekonomi
Komisionin amë për financa dhe buxhet, vazhdon debati rreth buxhetit të vitit 2022
27.11.2021 18:13
Vazhdon debati rreth buxhetit të vitit 2022 në Komisionin amë për financa dhe buxhet....

VMRO-DPMNE kërkoi që të hiqet akciza prej tre denarë për derivate të naftës.
“Propozojmë, të ulen të hyrat nga akcizat në lartësi prej 1 miljard denarë, kurse me qëllim që të ulet lartësia e akcizës në çmimet e derivative të naftës për tre denarë për litër. Me atë do të sigurohet çmim I pranueshëm për derivatet e naftës. Në këtë mënyrë do të sigurohet standardi I qytetarëve si dhe kompanive transportuese.”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ministri I financave Fatmir Besimi tha se çmimet e naftës në vend janë më të ulëtat në rajon.
“Në aspekt të rajonit, ne jemi më ulët me akcizat. Nëse edhe kësaj ia shtojmë edhe TVSh-në si normë më të ulët në rajon, përsëri në bazë të lëvizjes së çmimeve jemi në grupin e vendeve ku derivatet janë në nivel më të ulët në rajon.”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Nga pushteti thonë se këto tre denarë nuk luajnëm rol të madh në standardin jetësor të qytetarëve.
“Sa I përket akcizës deri në tre denarë, qytetarët dhe kompanitë transportuese aspak nuk e ndjejnë në standardin e tyre këto tre denarë.”, tha Panço Minov nga LSDM.
