Futboll
San Lorenzo kundër Realit, në finalen e Botërorit për klube
18.12.2014 14:44
Real Madrid-San Lorenzo është finalja e Botërorit të Klubeve për këtë vit...

Argjentinasit, fitues të Kupës Libertadores sezonin e shkuar, fituan 2-1 në shtesë ndaj ekipit nga Zelanda e Re, Auckland City.
Ish-lojtari i Catanias në Serie A, Barrientos ishte autori i golit të parë për ekipin argjentinas në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.
Në minutën e 67-të AucklandCity arriti të barazoi shifrat me Berlanga dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi asnjë nga të dyja ekipet nuk arriti të shënonte golin e dytë brenda 90 minutëshit të rregullt.
Në 30 minutat e shtesës San Lorenzo fitoi të drejtën për të qenë pjesë e finales së ëndrrave për ta ndaj Real Madrid, pas goli të shënuar nga Matos.
Finalja do të luhet ditën e shtunë.
