Maqedoni
Covid 19, 15 viktima, 436 infektime të reja në 24 orë
27.11.2021 18:28
15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
7 persona të vdekur janë nga Shkupi, dhe nga dy fatalitete janë regjistruar në Kavadar dhe Radovish, dhe nga një fatalitet në Kratovë, Kumanovë, Prilep, dhe Kriva Pallankë. Të gjithë kanë vdekur në spital. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, ka 2 persona të paraqitur me datë vdekje nga 20 deri 24 nëntor. Të dy personat kanë vdekur në spital.
Nga 3.447 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 436 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 218. Janë regjistruar edhe 336 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.393 raste aktive.
