Botë

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 405 raste të reja me Covid-19

27.11.2021 19:32

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 405 raste të reja me Covid-19....

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 405 raste të reja me Covid-19.
 
8 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa në spitalet Covid 15 qytetarë paraqiten në gjendje të rënduar.
 
Në të gjithë vendin janë 7,459 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë.
 
Ndërkaq, janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
 
Janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.