Maqedoni
Parashikimi i motit
28.11.2021 12:07
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Zonat perëndimore do të kenë intensitet më të lartë të reshjeve. Në zonat malore, reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3°C deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale prej 13°C deri në 18°C.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe gjatë pasdites me reshje të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 16°C.
Të martën nën ndikimin e valës së ftohtë do të fryjë erë e përforcuar veriore, do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturave dhe borë e kohëpaskohshme dhe në vendet më të larta.
