Maqedoni

Fëmijët nga familjet me rrezik social në pushim dimëror falas

18.12.2014 14:48

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov në konferencën e sotme për shtyp ka informuar për projektin...

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov në konferencën e sotme për shtyp ka informuar për projektin "Pushim falas dhe rekracion për fëmijët nga familjet në rrezik social", i cili filloi të realizohet nga vera e vitit 2012.
 
Deri tani këtë shërbim falas kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë 8.000 persona, përkatësisht 6.000 fëmijë kanë shkuar në pushim veror falas, ndërsa 2.000 në pushim dimëror.
 
Ministri Spasov ka informuar se nesër del thirrja publike për pushim dimëror falas, në të cilin të gjithë prindërit e interesuar të cilët shfrytëzojnë  ndihmë sociale në para, ndihmë të përhershme në para, shtesë të fëmijëve, shtesë të prindërve, si dhe prindër të fëmijëve shfrytëzues të shtesës së veçantë  mund të aplikojnë për shfrytëzimin e shërbimit falas për pushim dhe rekreacion për fëmijët e tyre.
 
"Pushim dimëror falas do të shfrytëzojnë edhe fëmijët pa prindër dhe kujdesje prindërore të lindur në periudhën e vitit 2000-2004 përkatësisht fëmijë-nxënës të regullt të klasës së pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë në vitin shkollor 2014/2015", sqaroi Spasov.
 
Ky shërbim do të shfrytëzohet gjatë pushimit dimëror nga gjashtë ditë, në qendrat turistike dimërore. Pushimi falas dhe rekreacion  për fëmijët përfshin 5 pensione të plota, bujtje me tre herë në ditë ushqim dhe aktivitete edukative, argëtuese dhe sportive. Fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë  dhe fëmijët me invaliditet kanë të drejtë të një shoqëruesi gjatë shfrytëzimit të shërbimit. Shoqëruesi ka të drejtë në pesë pansione të plota.
 
"Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen dhe të parashtrojnë kërkesë deri te Qendra kompetente për punë sociale, sipas vendit të jetesës, deri në datën 31.12.2014 prej ku do të informohen  për shfrytëzimin e shërbimit. Informata detajore mund të merren  edhe në ueb faqen e Ministrisë.  Të nxitur nga efektet pozitive të këtij projekti, paralajmëroj se i njejti do të vazhdojë  të realizohet edhe në periudhën e verës ashtu që 2.000 fëmijë do të shfrytëzojnë pushim dimëror falas", tha ministri Spasov./mia