Maqedoni
Mickovski: Urgjentisht të mbahen zgjedhje të parakohshme
28.11.2021 15:18
Qeveria thotë se ka shumicë stabile, kurse opozita insiston për zgjedhje të parakohshme....

Qeveria thotë se ka shumicë stabile, kurse opozita insiston për zgjedhje të parakohshme. Lideri I VMRO-DPMNE-së tha se porosia e popullit në zgjedhjet lokale ishte e qartë. Ai nuk komentoi bisedimet mes Alternativës dhe LSDM-së për zgjerim të shumicës, por tha se Gashi është dashur ti ketë parasysh të gjitha faktet për qeverinë para se të merr vendim për koalicionim.
“Kjo nuk është lojë fati, kjo është strategji dhe ky është vullnet I popullit. Vullneti I popullit ishte I qartë në zgjedhjet lokale, prandaj them se kjo qeveri është jokredibile dhe kjo qeveri duhet të ik. Sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të mundemi të ballafaqohemi me problemet reale. Është e qartë se cilat janë problemet reale, ato janë krimi, korupcioni, migrimi I të rinjëve, katastrofa në shëndetsi, reformat e kqia në arsim, jemi më të ultit me numrin e investime e kështu me rradhë,”. tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Negociatat me Alternativën, LSDM: Prioritet ju japim koncepteve programore
Nga ana tjetër LSDM thonë se në bisedimet me Alternativën prioritet do ti japin koncepteve programore, se sa ndarjes së kulaçit të ekzekutivit. Janë të bindur se bisedimet do të kryhen pozitivisht.
“Ndarja e resorëve është vetëm një segment nga koalicionimi I partive në qeveri. Më e rëndësishme është ajo që neve duhet të na lidhin në koalicionim, ato janë politikat e përbashkëta. Ata janë politika të cilat qartë e çojnë rrugën deri te integrimi euro-atlantik I vendit.”, thonë nga LSDM.
Osmani: Presim rritje të shumicës
Rritje të shumicës pret edhe ministri I punëve të jashtme Bujar Osmani. Sipas tij, e rëndësishme në këtë moment është që vendi të ketë shumicë stabile.
“Shumicë ka, atë mund ta vërtetoj, presim që me këto bisedime edhe më shumë të rritet shumica dhe të bëhet stabile, që të mundemi periudhën e ardhshme të vazhdojmë me aktivitete serioze të Qeverisë.”, tha ministri I punëve të jashtme Bujar Osmani.
Osmani tha se edhe BDI është e kyçur në bisedimet me Alternativën, por përmes kryeministrit Zaev i cili zhvillon bisedimet në emër të koalicionit qeveritar.
ERSAN PAJAZITI
