Maqedoni
Tragjedia me autobus, rikthehen në Shkup edhe tre të mbijetuarit
28.11.2021 15:30
Edhe tre të mbijetuar të tragjedisë në Bullgari nga spitali i Sofijes “PIROGOV” do të transferohen në spitalin e Shkupit...

Edhe tre të mbijetuar të tragjedisë në Bullgari nga spitali i Sofijes “PIROGOV” do të transferohen në spitalin e Shkupit. Deri të mërkurën duhet të lëshohen edhe dy pacientët tjerë të cilët i mbijetuan tragjedisë. Në kirurgjinë plastike janë shtruar një 16 vjeçare dhe një tjetër më I moshuar.
Prokuroria publike e RMV-së prej kur dorzoi matrialet e hetimit dhe profilet e AND-së nga pjestarët e familjeve të humbur në tragjedinë, organeve hetuese Bullgare, në Sofje do të kryeht identifikimi i trupave. Në këtë hetim do të marrin pjesë edhe dy ekspekt mjeksis ligjore nga RMV-ja. Në të njejtën kohë vazhdon hetimi për tagjedinë me autobus nga 20 dëshmitarë, deri tani 8 prej tyre janë marrë në pyetje, ne mes tyre edhe pronari I Besa Trans.
VMRO – DPMNE kërkon përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari
VMRO-DPMNE edhe më tej kërkon përgjegjësi për lëshimet e autoriteteve në rastin e Besa Trans. Nga kjo parti thonë se kjo tragjedi dëshmon sistemnin jo funksional në shtet.
“Kjo tragjedi tregoi sistemin jofunksional që sundon në Maqedoni, kjo tragjedi vërtetoi se në Maqedoni çdo institucion udhëhiqet nga një sërë të metash të sistemit, me dyshime për keqpërdorime, krim dhe korrupsion. Opinioni meriton të marrë përgjigjen në pyetjen nëse dhe sa herë deri më tani Ministria e Brendshme ka raportuar me shënime zyrtare në Inspektorat për mangësitë e autobusëve të Besa Transit ndërsa inspektorati nuk ka ndërmarrë asnjë veprim gjegjësisht nuk ka bërë kontroll të jashtëzakonshëm të Besa Trans.” tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
MPJ: Në kordimim me autoritete bullgare
Minisri I jashtëm Bujar Osmani është në komunikim të vazhdueshëm me familjet e viktimave për pritshmërit dhe kërkesat e tyre.
"Ministria e Punëve të Jashtme, është në bashkpunim me qeverinë e Bullgarisë dhe tani janë duke u bërë planet dhe përgatitjet që të transportohen trupat e viktimave. Se kur saktësisht do të vinë trupat kjo do të varet nga procesi i identifikimit", kumtoi Ministri I punëve të jashtme Bujar Osmani.
FARIJE DAUTI BAKIU
