Maqedoni

Këshilli gjyqësor, Ademi: Nuk ndjekim korrupsionin, është prokuroria

28.11.2021 14:35

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve theksojnë se në bazë të ligjit nuk janë kompetent marrin vendime...

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve theksojnë se në bazë të ligjit nuk janë kompetent marrin vendime sa I përket thirrjes nga ana e Komisionit për antikorrupsion,  për shqyrtimin e vendimeve gjyqësore në raport me aktvedimet për veprat penale në vecanti  atyre në komunikacion. Selim Ademi, nënkretarë i Këshillit gjyqësor të RMV-së tha se në bazë të ligjit, dyshimet per vepra korruptive nga ana e gjykatesve ndiqen nga prokuroria dhe jo nga Këshilli Gjyqësor.
 
“Në bazë të ligjit, Këshilli gjyqësor nuk është organ ndjekës i rasteve korruptive në Gjyqësor, organ ndjekës në shtet është prokuroria. Në bazë të parashtresave nëse ka dyshime nga antari I Këshillit që posedon lëndën, parashtresën për aspekt korruptiv Këshili gjyqësor lëndën e baartë deri tek institucioni përkatës prokuroria. Në as një kompetencë Këshilli gjyqësor nuk ka obligim të ndjek aspektin korruptiv të gjykatësve,kjo punë është e prokurorisë.”, tha Selim Ademi, nënkryetarë i Këshillit gjyqsor
 
Megjithatë, Ademi tha se kanë shqyrtuar thirrjen e Komisionit për antikorrupsion dhe se zgjidhje kërkojnë nga Gjykata Supreme. 
 
“U soll një përfundim që Këshilli gjyqësor do të duhet ti drejtohet Gjykatës supreme e cila është edhe kompetente për unifikim të dënimeve në bazë të ligjeve. Ashtu që nuk mund të ndodhë që në një gjykatë të kemi një vendim me kusht, në gjykatën tjetër 6 muaj ndërsa në ndonjë gjykatë tjetër dy vite e më tepër. Edhe nga gjykatat e Apelit duke filluar nga ajo e Shkupit, Manastiri, Shtipi dhe Gostivari të cilat kanë mbledhje të rregullta u kërkua që gjatë takimeve që do ti mbajnë që të bëhet një unifikm.”, tha Ademi.
 
Këshilli i prokurorëve: Nuk kemi pranuar shkresë, s’jemi kompetent
 
Kryetari i Këshillit të prokurorëve Antonio Jolevski, thotë se nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyratre me shkrim nga ana e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, se duhet të veprohet në ndonjë çështje. Sipas tij Këshilli i prokurorëve publik nuk ka kompetenca ligjore për shkarkimin apo marrjen e ndonjë veprimi tjetër nëse iniciativa nuk vjen nga kryeprokuroria. Ai tha se janë gjykatësit ato që sjellin vendime dhe jo prokurorët të cilët gjithnjë ankimojnë vendimet e gjykatësve në instance më të larta.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI