Maqedoni
Shqiptarët shënojnë festën e flamurit, liderët politik urojnë 28 Nëntorin
28.11.2021 16:27
Shqiptarët anekënd botës shënojnë 28 Nëntorin, festën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë....

Shqiptarët anekënd botës shënojnë 28 Nëntorin, festën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi qendror u mbajt pikërisht atje ku 109 vjet më parë Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi për të shpallur mëvetësimin e trojeve shqiptare. Krerët më të lartë të shtetit u mblodhën në Vlorë duke vendosur lule e përkulur përpara monumentit të pavarësisë.
Këtë vit në Maqedoni të Veriut kjo festë u shënua në atmosferë të zymtë për shkak të tragjedisë në Bullgari. E festën e flamurit liderët politik në Maqedoni të Veriut e uruan nëpër rrjete sociale.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në profilin e tij në facebook ka shkruar se kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.
“Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.”, është shprehur Ahmeti.
Festën e 28 Nëntorit e ka uruar edhe kreu I Alenacës për Shqiptarët Ziadin Sela, duke shpresuar që më shqiptarët most ë presin këtë fest me dhimbje.
“Qoftë i fundit ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim. Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë. Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen.”, ka thënë Sela.
Me urim në facebook edhe kreu i Alternativës Afrim Gashi.
"28 Nëntori i Flamurit dhe 28 Nëntori i ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari janë pikëpjekja e koinçidenca që përsëritet për t’i rikthyer kujtimet se shqiponja dykrenore mund të valojë e lirë vetëm nëse ka bij që janë në gjendje ta japin jetën për të.", ka shkruar Gashi.
Rrjetet sociale për të uruar këtë festë I shfrtëzoi edhe kryetari I Lëvizjes Besa Bilall Kasami.
“Në këtë ditë të madhe përkujtojmë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për flamur e për atdhe. Përkulemi para veprave të tyre, nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, duke ruajtur me krenari flamurin që ata na e lanë përjetë.”, ka thënë Kasami.
Në emër të PDSH-së, shqiptarëve ua uroi këtë festë edhe lideri I kësaj partie Menduh Thaçi.
"Me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë. 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar”, ka shkruar Thaçi.
ERSAN PAJAZITI
