Maqedoni

Covid 19, 19 viktima, 333 infektime të reja në 24 orë

28.11.2021 16:55

19 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

19 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 
 
6 persona të vdekur janë nga Shkupi, 5 nga Manastiri, 2 nga Velesi, dhe nga një fatalitete janë regjistruar në Shtip, Probishtip, Kavadar, Koçanë, Gjevgjeli dhe Makedoncka Kamenicë. Të gjithë kanë vdekur në spital.
 
Nga 2.547 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 333 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 152. Janë regjistruar edhe 309 pacientë të shëruar. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.467.751 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 215.009, numri i të shëruarve është 199.064, numri i të vdekurve është 7.547 dhe numri i rasteve aktive është 8.398.