Maqedoni
Në rajonin e Shkupit tetë aksidente, mbrëmë kaçubeti ka larguar 75 automjete
18.12.2014 15:02
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë e gjithsej tetë aksidenteve...

Prej tyre, tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore, në të cilat lehtë janë lënduar pesë persona.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja vdekje në orën 16 e 40 minuta në rrugën "1" në fshatin Haraçinë. Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete "golf" me targa të Shkupit i drejtuar nga një banor i Haraçinës, dhe këmbësor i lindur në vitin 2003, banor i Haraçinës. Në aksident është lënduar këmbësori, i cili me automjet tjetër është dërguar në SPQ "Naum Ohridski", ku iu nënshtrua lëndimeve.
Sipas evidencëa së policisë së komunikacionit ka ndodhur edhe një aksident me dëm të vogël material, në të cilën është plotësuar raport evropian për aksidentin e ndodhur.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar gjashtë shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit, dhe janë përjashtuar nga komunikacioni. Dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, 21 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre 11 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi të madhe prej 90 kilometrave në orë në vende të banuara dhe 14 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 75 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë mësim komunikacioni me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit policor për kompetenca të përgjithshme Gazi Babë, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë bërë shkelje sipas bazave të ndryshme në cilësi të shoferëve.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup në suaza të aktiviteteve të tyre parandaluese do të mbajë seminar edukativ në SHF "Koço Racin" në vendin Petrovec, me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit./mia
