Maqedoni
Hekurudhat– Transport, vozitësit e trenit në bojkot
28.11.2021 17:24
Ka tre ditë që është ndërprerë transporti hekurudhor në Shkup....

Ka tre ditë që është ndërprerë transporti hekurudhor në Shkup. Vozitësit e trenit kërkojnë tu paguhet rroga e tetorit. Stacioni hekurudhor në Shkup ishte i zbrazët, aty mungon edhe zëri i sirenave të trenit. Qytetarët thonë se transportin hekurudhor e përdorin çdo ditë e më pak, për shkak se sipas tyre mungojnë kushtet adekuate.
“Rrallë i shfrytëzojmë trenat, sepse nuk ka kushte. Më parë kam përdorur, por tani askush nuk udhëton me tren.”, tha një qytetar.
“Jetoj në Gjermani atje shfrytëzoj transportin hekurudhor, këtu dobët.”, u shpreh një qytetar.
Fotografi e njejtë edhe në hekurudhat tjera. Kjo situatë nuk ndodh për herë të parë. Vozitësit e trenit apelojnë që bojkotet e këtilla të mirren seriozisht.
“Arsye e bojkotit është mospagesa e rrogës për muajin tetor. Nuk do të ketë qarkullim të trenit derisa nuk paguhet pjesa e dytë nga rroga e tetorit. Problem të njejtë kemi pasur edhe para dy muajve. Ne i kemi lajmëruar drejtorët, por ata nuk reagojnë për asgjë. Sapo të paguhet paga e tetorit bojkoti do të merr fund.”, tha Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Vozitësve të Trenit.
Për shkak të profitit të dobët, humbjet e NP Hekurudha- Transport janë deri në 60 milion euro.
ERSAN PAJAZITI
