Botë

Varianti i ri i virusit Korona mbërrin në shumë shtete të evropës

28.11.2021 17:51

Shtetet e Evropës filluan me izolimin për udhëtarët të cilët kthene nga Afrika e Jugut...

Shtetet e Evropës filluan me izolimin për udhëtarët të cilët kthene nga Afrika e Jugut për shkak të mundësisë për tu infektuar  me variantin e ri të Kovid 19-të. Në Hollandë pas kontollit të dy aeroplaneve, shumica e pasagjerëve nga Afrika kanë rezultuar pozitiv dhe janë izoluar në hotelin më të afërt. 
 
“Duam që të parandalojmë përhapjen e virusit. Kjo do të thotë se ata nuk mund të shëtisin lirshëm, apo të shkojnë në shtëpi dhe ti infektojnë të tjerët. Jemi duke hetuar  se cilët  udhëtar nga Afrika e Jugut kanë ardhur këtu brenda 10 ditëve.”, tha Harm Grustra,  shërbimi shëndetësor Hollandë
 
“Informacionet që shpërndau Afrika e Jugut nëpër botë tregojnë se virusi atje në mënyrë rapide është duke u përhapur, kemi shumë pasoja negative por nuk dimë shumë cilat janë shkaqet por duhet të ndërmarrim masa.”, tha Amrish Beigjoi, epidemiolog Holandës
 
Qeveria e hollandës kanë bërë hetime thelbësore të 5000 udhëtarëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Afrika gjatë ditëve të fundit. Edhe Brtitania e madhe ka marr të njejtat masa për shtetet e Afrikës prej kur erdhën dy persona të infektuar me mutacionin “Mikron’. Kanë reaguar autoritetet shëndetësore të cilat kërkuar  mbajtjen e maskave në mjetet transportuese, shitoret dhe të gjitha vendet publike
 
“Nuk e kemi iden nëse ky variant I virusit do ti bëjë më pak efikase vaksinat, apo jo. Duhet të mësohemi të jetojmë më virusin sepse nuk kemi fuqëi ta mundim. Eshte e njete si të mësohesh të jetojsh me gripin por ky nuk është grip.”, tha Sahid Xhavid, ministrër i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar.
 
Izraeli është vendi I vetëm që është future tërsisht në izolim. Ata nuk lejojnë as hyrje dhe as dalje të reja. Në aeroportin kryesore Ben Gurion, është bërë rremujë e madhe. Izraelitët me nxitim rikthehen në vendin e tyre.
 
“Planifikova të qënroj tre ditë në Stamboll por për shkak të masave të Qeverisë e ndëpreva pushimin dhe vendosa të kthehem  më herët. Sapo preva biletin e kthimit.”, tha Nezar al Toena, qytetar i Izraelit.
 
“E di se cfar është duke ndodhur dhe nuk jam e shqetësuar. Jam vaksinuar gjithashtu edhe e kam kaluar virusin. Besoj se do tejkalohet edhe kjo.”, tha Noam Edri, qytetar i Izraelit.
 
Shtetasve të 50 vendeve Afrikane u është ndaluar hyrja në Izrael, kjo vlen edhe për Izraelitët që futen në Afrikë. Kontineti me më pak të vaksinuar. Vretëm 7,4% e popullatës janë vaksinuar.
 
FARIJE DAUTI BAKIU