Maqedoni

Festa e 28 Nëntorit, në RMV atmosferë e zymtë për shkak të tragjedisë

28.11.2021 18:28

Në muralin e sheshit Skenderbeu në Shkup aty ku janë paraparë të zhvillohen aktivitete kulturore me këngë...

Në muralin e sheshit Skenderbeu në Shkup aty ku janë paraparë të zhvillohen aktivitete kulturore me këngë, valle e recital, në vend të tyre janë vendosur buqeta lulesh për nder të viktimave që humbën jetën në Bullgari. Shoqritë kulturore artistike, ansamblet dhe të gjitha shkollat i kanë ndërprerë aktivitetet e festës së 28 Nëntorit dhe këtë ditë e kanë shëndërruar në ditë zie.

“Nuk ka vend kënga dhe vallja në këto momënte dhimbje. Familjet akoma nuk i kanë marrë kufomat e viktimave. Në si komb kemi dhimbje të madhe të gjithë dhe e bashkëndjemë me familjarët e të humburve këtë. Të gjithë  me nga një lule në dorë shprehim ngushëllime dhe duam t’ju themi familjeve  se dhimbjen tuaj e ndjem me ju.”, tha Shkodran Tolaj, drejtues i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. 
 
“Nuk ka atmosferë, është e zymtë gjithcka. Unë jam vetë profesoreshë e muzikës dhe i kemi anuluar aktivitetet me nxënësit. Nuk kam publikuar asgjë në facebook sepse bashkëndjejë dhimbjen me familjet e viktimave. As fitoret e as sukseset nuk i  kemi ndarë këtë vit,sic kemi bërë cdo vit sepse duam të solidarizohemi.”, tha Ariana Grubi, profesoreshë e muzikës.
 
“Ndjejmë një dhimbje të madhe sidomos në këtë ditë të madhe të kombit tonë në festën e flamurit. Janë anuluar të gjitha aktivitetet artistët solidarizohen me familjet sepse viktimat ende nuk janë varrosur dhe familjet i presin dhe organizuam të sjellim lule që ta ndajmë bashkarisht dhimbjen dhe tua qetësojm sado pak shpirtin familjarve.”, tha Blerim Grubi, profesor i muzikës.
 
Me këtë rast drejtuesi i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, Shkodran Tolaj tha se: “Sa më e madhe është dhimbja aq më të bashkuar janë shqiptaret.”
 
FARIJE DAUTI BAKIU