Botë
Stuhi bore në Japoni, tre të vdekur
18.12.2014 15:12
Një stuhi dëbore në Japoni ka shkaktuar vdekjen e tre personave...

Në prefekturën Hokaido, një grua në moshë vdiq pasi shtëpia e saj prej druri u shemb nga pesha e dëborës, një ortek goditi një 83 vjeçare në Kushiro.
Viktima e tretë është një person më i ri në moshë, që është zhdukur mes stuhisë.
Autoritetet thonë se moti do të vazhdojë të jetë i keq, me erë të fuqishme, që pritet të shkaktojë stuhi të njëpasnjëshme dëbore dhe ngricë të madhe në të gjithë vendin.
Stuhitë, madje mendohet se do të jenë më të fuqishmet që kanë goditur Japoninë në dhjetë vitet e fundit.
Stuhia ka shkaktuar edhe ngritjen e valëve të mëdha në vendet bregdetare.
Në prefekturën Shimane, në mes të stuhisë ka mbetur një anije e vogël peshkimi dhe dy peshkatarët e saj ende konsiderohen të zhdukur.
Shpejtësia e erës pritet të arrijë në 160 kilometra në orë, ndërkohë që lartësia aktuale e borës në disa vende arrin në dy metra.
