Zgjerimi i shumicës parlamentare, takim i ri Gashi-Zaev

29.11.2021 09:54

A do të bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë...

Sot do të mbahet edhe një takim në mes Afrim Gashit të Alternativës dhe Zoran Zaevit si kryeministër i vendit,  në përpjekje për zgjerimin e shumices aktuale.

Ky është takimi i dytë pasi gjatë javës së kaluar patën takim koordinues mbi parimet dhe kushtet e inkuadrimit të Alternativës në Qeverinë, pas ndryshimeve të fundit ku nga Qeveria u largua Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Gjatë fundjavës Alternativa i dha dritë të gjelbërt kryetarit Afrim Gashi për të negociuar për futjen në Qeveri dhe plotësim të shumicës kuvendare.