Problemi me emigrantët, tensione mes Francës dhe Britanisë
Tensionet mes Britanisë dhe Francës....

Tensionet mes Britanisë dhe Francës mbeten të larta sa I perket gjetjes së një zgjidhjeje per emigrantet.
Një takim mes ministrave të brendshëm të Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës do të mbahet në Kale’, ku do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i KE-së, por pa Britaninë.
“Ky është një problem afatgjatë. Sa do të mund të qëndrojnë në det këto patrulla? Ditë, javë, apo muaj? Ky është një problem i vazhdueshëm që kërkon një zgjidhje afatgjatë”, tha Kay Marsh, koordinatore për mbështetjen e emigrantëve . Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira.
Që prej 2018-s, numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kanalin me varka të vogla është rritur ndjeshëm. Rastet e shpëtimit ndërkohë janë dyfishuar që prej gushtit dhe që prej janarit të këtij viti, mbi 31 mijë emigrantë u përpoqën të arrinin Britaninë, me thuajse 8 mijë prej tyre që u shpëtuan në mes të detit.
