Armata e RMV-së, mirënjohje dhe çmime për zjarrfikësit

29.11.2021 13:35

Çmime dhe mirënjohje për anëtarët....

Çmime dhe mirënjohje për anëtarët që morën pjesë në shuarjen e zjarreve që shpërthyen në të gjithë vendin këtë verë. Nga 10 mijë denarë kanë marrë 14 persona nga Forca Ajrore VING, nga  Komanda Operative 10 mijë denarë për 274 persona, nga Batalioni për Operacione Speciale 10 persona dhe nga Batalioni për Zbulim dhe kundërzbulim 12 persona,  kurse 238 persona mund të shfrytëzojnë tre ditë pushim.

Ministrja e Mbrojtjes  Radmilla Shekerinska tha se zjarfikësit kanë treguar se jena njerëz vërtet me principe, integritet dhe karakter.

Në garën për të shpëtuar çdo pëllëmbë të vendit tonë, për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

“E di që ajo që bëtë nuk është bërë për shpërblime parash, për lavdërime apo ditë pushimi, por për fjalën që keni dhënë në shërbimin tuaj - për të mbrojtur shtetin dhe për të mbrojtur qytetarët tuaj. Prandaj e mbajtëm fjalën dhe siguruam lavdërime dhe shpërblime” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska njëherit  kërkoi që me një minutë heshtje të ndrohen 45 viktimat e aksidentit të autobuisit në Bullgari. (Sedat Selimi, TVM2)