Botë
54 ushtarë nigerianë dënohen me vdekje
18.12.2014 15:15
Një gjykatë ushtarake në Nigeri dënoi me vdekje 54 ushtarë, pasi refuzuan të luftonin militantët e “Boko Haramit”...

Ushtarët u akuzuan se nuk ndihmuan në çlirimin e tre qyteteve që ishin pushtuar nga “Boko Harami” në muajin gusht.
Që nga viti 2009, “Boko Harami” po shkakton trazira në shtetin afrikan dhe vetëm gjatë këtij viti nga sulmet e tyre kanë vdekur rreth 2000 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga banesat e tyre.
Militantët e këtij grupi po kërkojnë të krijojnë një shtet islamik në verilindje të Nigerisë.
