Kuvend: Përplasen pushteti dhe opozita, themelohet fond për subvencionimin e fermerëve
Komisioni për Financa dhe Buxhet....

Komisioni për Financa dhe Buxhet ka vazhduar debatin mbi 223 amendamentet e parashtruara lidhur me Projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm. Themelimi i fondit të posaçëm për përkrahjen e fermerëve në vlerë prej 250 milionë denarë ka përplasur pushtetin dhe opozitën.
Nga VMRO-DPMNE thonë se themelimi i këtij fondi ishte kërkesë e tyre të cilën pushteti po ia përshkruan vetes.
“Pas një debati argumentues disa orësh dhe presionit të fuqishëm ngë deputetët tanë, u miratua amendamenti për sigurimin e mjeteve financiare rreth 250 milionë denarë për një fond intervenues. Por ironia dhe absurditeti që të jenë më të mëdha tani pushteti pa fije turpi meritat për sigurimin e këtyre mjeteve ia përshkruan vetes” - tha Zdravko Trajanovski nga VMRO-DPMNE.
Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se kanë mbizotëruar argument që në fazën e shqyrtimit të amendamenteve ndonëse propozimi sipas tij do të ndodhej edhe në draftin fillestarë të Projekt-buxhetit.
“Përmes një diskutimi me argumente të qëndrueshme nga të gjithë deputetët, janë pranuar propozimet. Edhe pa këtë fond intervenues në praktikë ndihmohet bujqësia. Gjatë gjithë kohës këtë kishim argument sepse gjithsesi do të përfshihej edhe në draftin fillestarë të propozim-buxhetit si i tillë, megjithatë argumentet tuaja mbizotëruan dhe vlersova se edhe në këtë fazë mund të shkojmë me këtë” – u shpreh Ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Debaiti për shqyrtimin e amendamenteve zgjatë pesë ditë dhe më pas teksti duhet t'i dorëzohet Qeverisë, ku duhet të përfshihen amendamentet e pranuara. Pas kthimit në Kuvend, Projektbuxheti i ndryshuar shkon në seancë plenare, ku debati gjithashtu zgjat pesë ditë. (Naim Ramadani, TVM2)
