Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë, Omicron përhapet ngjashëm si Delta
Gjendja epidemiologjike në vend....

Gjendja epidemiologjike në vend rreth virusit korona është stabile. Kështu ka vlerësuar komisioni për sëmundje infektive ku është theksuar se incidenca dy javore sa u përket rasteve pozitive është ulur për rreth 14%.
Kjo refslekton edhe në uljen e numrit të pacientëve në trajtim spiatalorë tha pas mbledhejes ministri i shëdnetësisë Venko Filipçe.
Megjithë paralajmërimet e OBSH-së se varianti i ri i virusit korona Omikron, përhapet më shpejtë, Filipçe thot se nuk ka nevojë për masa shtesë, që do të nënkuptonte mbyllje të kufijve apo vendosja në karantinë e udhëtarëve nga vende të caktuara.
“Biseduam me kolegët për llojin e ri që është temë aktuale, i detektuar në republikën jugo Afrikane, por edhe në disa vende evropjane. Shohim se disa vende po vendosin një lloj kufizimesh por konstatimi ynë është se mbetemi me masat aktuale. Edhe pse OBSH ka paralajmëruar se mundet më leht të përhapet, megjithate drejtori i institutit amerikan të shendetësisë, vlerëson se edhe për këtë nuk ka informacione të mjaftueshme. Ndoshta përqidja e përhapjes është afërsisht e njejtë me llojin Delta” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Njëherit Filipçe bëri të ditur se propozimi për stimulimin e mjekëve amë që të nxisin vaksinimin e pacientëve të tyre, do të shqyrtohet të martën në qeveri.
“Kishte reagim nga një numër i mahd i mjekëve qmë të cilët e mbështesin këtë masë, e vlerësojnë me të vërtetë si të mirë. Një stimulim i tillë mund tju vijë mirë dhe mund ti stimulojmë në atë mënyrë kolegët të regrutojnë numër sa më të madh pacientësh. Kemi bërë analizë të rreth 1500 mjekëve amë se sa nga pacientët e tyre janë vaksinuar dhe këtë do ta diskutojmë në mbledhjen e qeverisë” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
I pyetur rreth propozimit paraprak të Kosomisionit për sëmundje infektive, i cili nuk u miratua nga qeveria për vaksinim të detyrueshëm, Filipçe theksoi se propozimi ishte vështirë i realizueshëm dhe paraqiste ngarkesë finaciare për qytetarët e pa vaksinuar, të cilët do të duhej vet të paguanin testin për çdo javë. (Gyltene Sinani, TVM2)
