Pacientët e mbijetuar nga fatkeqësia, 3 do të sillen sot, 2 lirohen në kurim shtëpiak
Edhe tre të lënduar nga fatkeqësia e autobusit....

Edhe tre të lënduar nga fatkeqësia e autobusit në autostradën Struma, kthehen në Shkup nga spitali "Pirogov"në Sofje. Bëhet fjalë për një çift të maruar dhe një vajzë të re.Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore informojnë nga Qendra mjeksore në Sofje ku do të qëndrojnë dhe dy pacientë nga Maqedonia.
"Pacienti që po qëndron në Klinikën për neorokirurgji, pa pengesa po rimëkëmbet dhe po lëviz. Kujtojmë se ai iu nënshtrua dy operacioneve të suksesëshme në gjungj dhe në shpinë" theksojnë nga Spitali në Pirogov.
Tre pacientët e ardhëshëm që do të arrijë nga Bullgaria do të qëndrojnë në klinikën për kirurgji plastike informon Ministri i shëndetësisë Filipçe.
“Me siguri të tre pacientët do të qëndrojnë në Klinikën për kirurgji plastike. Ata ndjehen mirë për momentin, të gjithë që janë në Klinikë dhe këta të tjerët mund ta përballojnë trasportin. Mirë ndihet edhe pacienti i operuar” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Paraprakisht të shtunën në Shkup nga Sofja arritën dy pacientët e parë nga të lënduarit, një vazjë 16 vjeçare dhe një 49 vjeçarë të cilët u transferuan në Klinikën për kirurgji plastike. Ata siç konfirmoi minsitri i shëdnetësisë do të lirohen në kurim shtëpiak. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
