Maqedoni
Filipçe: Fokusi është në zmadhimin e shumicës
29.11.2021 15:47
Bisedimet mes LSDM-së dhe Altarnativës janë të koncentruara në harmonizimin i qëndrimeve politike dhe zmadhimin...

Bisedimet mes LSDM-së dhe Altarnativës janë të koncentruara në harmonizimin i qëndrimeve politike dhe zmadhimin i shumicës parlamentare, thotë nënkryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, ç’do gjë tjetër, për momentin, është spekulim.
“Sa u përket bisedimeve, ende janë në pjesën e harmonizimit të qëndrimeve politike. Edhe sot kryeministri ka takim me liderin e Alternativës, Gashi, pas të cilit do të publikohen qëndrimet. Tani fokusi është në zmadhimin e shumicës parlamentare.”, tha Venko Filipçe, LSDM.
Sa u përket zhvillimeve politike brenda LSDM-së, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, pas dorëheqjes së Zaevit, Filipçe thotë se nuk është i interesuar të merr timonin në LSDM.
Carovska: Garë e hapur për kreun e LSDM-së
Në ndërkohë, nënkryetarja e tjetër e partisë, Milla Carovska thotë se procesi është u hapur dhe çdokush që plotëson kushtet mund t’i futet garës.
“Procedura është e hapur. Mendoj se me shumë transparëncë të gjithë anëtarët mund të paraqiten dhe i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë demokratike në partinë tonë Social-demokrate.”, tha Milla Carovska, LSDM.
Sipas të gjitha gjasave, Zaevin do ta pasojë zë/ministri i financave Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit ka paralajmëruar kandidimin për kryetar të partisë dhe njëkohësisht shoqëron kryeministrin Zaev në bisedimet me Alternativën për zgjerimin e shumicës parlamentare. Marrëveshja e mundshme me Alternbativën, favorizon Kovaçevskin si mandatartë mundshëm.
VMRO DPMNE nga ana tjetër zgjidhjen e sheh te zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Sipas tyre, largimi i Zaevit nuk e zgjidh situatën politike në vend dhe as sfidat me të cilat pritet të ballafaqohet vendi, si: kriza energjetike, kriza ekonomike dhe ajo me epideminë.
SHPËTIM NUREDINI
