Maqedoni
Epidemilogët: Vaksina mbronë edhe nga lloji i ri i virusit
29.11.2021 16:07
Vaksinat e tanishme kundër Kovid 19 do të japin mbrojtje të mjaftueshme kundër mutacioneve të llojit të ri të virusit korona Omikron.....

Vaksinat e tanishme kundër Kovid 19 do të japin mbrojtje të mjaftueshme kundër mutacioneve të llojit të ri të virusit korona Omikron. Por se sa e lartë do të jetë mbrojtja, epidemiologët në mënyrë shtesë do të hulumtojnë. Duhet të analizojnë më shumë aspekte se ku është shpërndarë virusi dhe sa ka qenë popullata e vaksinuar.
“Nga ajo që paraprakisht e dijmë për virusin dhe mutacionet të cilat janë shpërndarë deri tani, mund të bëjmë parashikime strategjike apo modele se si do të shkon përhapja e këtij virusi. Parashikohet që popullata e vaksinuar do të ketë mbrojtje ndaj këtij virusi, por se deri në çfar niveli do të jetë ajo mbrojtje ende nuk mund të flasim, sepse ende është herët për të folur në lidhje me këtë. Gjithsesi se te mutacionet të cilat janë lajmëruar te ky lloji i ri i virusit, të cilat një pjesë e tyre janë të ngjajshme me mutacionet e llojeve tjera, parashikohet që vaksinat do të kenë nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes.”, tha Teodora Bërnjaçevska, epidemiologe.
Derisa epidemiologët mbeten të angazhuar në zbulimin e karakteristikave të lloit të ri të virusit, ata theksojnë se vaksinat mbeten arma më e mirë në luftën kundër pandemisë.
BELINDA KOKA ADEMI
