Maqedoni
Carovska: Gjendja me Kovid 19 në shkolla stabile
29.11.2021 17:00
Gjendja me virusin korona në shkolla është stabile dhe ato mbeten të hapura për mësim me prani fizike theksoi Ministrja e Arsimit Milla Carovska...

Gjendja me virusin korona në shkolla është stabile dhe ato mbeten të hapura për mësim me prani fizike theksoi Ministrja e Arsimit Milla Carovska. Numri i nxënësve të rinj të infektuar është mes 0.01 dhe 0.03 ndërsa numri i rasteve aktive nuk kalon 0.3 përqind nga 225 mij nxënës. Shkollat sipas saj janë të përgadituar për tre skenare dhe më i dëshiruari është mësimime prani fizike.
“Po ndiqet situata dhe ajo është stabile për momentin. Nëse kemi situatë alarmante dhe nevojë për sjelljen e masave restriktive sigurisht se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do ti shqyrtojë mundësitë për skenarët e rradhës. Apeloj se situata është stabile për momentin dhe intersi më i lartë i cdo nxënësi është të jetë në mësim.”, tha Milla Carovska, ministzre e arsimit.
Ky vlerësim është dhënë edhe nga organizatat ndërkombëtare tha Carovska me rastin e ndarjes së çmimeve në konkursin të inspiruar nga veprat e Bllazhe Koneskit.
FLUTURA LATIFI
