Maqedoni

Takimi Gashi-Zaev, a do të bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë?

29.11.2021 18:14

Në klubin e deputetëve ka përfunduar takimi i kreut të Alternativës Afrim Gashi, me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev...

Në klubin e deputetëve ka përfunduar takimi i kreut të Alternativës Afrim Gashi, me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. 
 
Para takimit Gashi deklaroi se do të ofrojnë një shans që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojnë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Ndërsa pas takimit nuk pati deklarata.
 
"Për ne është me rëndësi të merremi veshtë konceptualisht e si do të vazhdojmë. Ju thash se Alternativa në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i jap shans daljes së vendit nga kriza dhe integrimittë vendit në BE. Ne mendojmë se 14 dhjetori ose janari është një shans historike. Është me rëndësi që të jemi pjesë e një qeverie e cila lufton krimin dhe korrupsion dhe punon në dobi të qytetarëve.", deklaroi Gashi.