Maqedoni

Osmani: Kufomat do të sillen më 2 dhjetor

29.11.2021 18:47

Kufomat e të vdekurve në aksidentin në Bullgari do të sillen në vend më 2 dhjetor bën të ditur Minsitri i jashtëm Bujar Osmani....

Kufomat e të vdekurve në aksidentin në Bullgari do të sillen në vend më 2 dhjetor bën të ditur Minsitri i jashtëm Bujar Osmani.
 
“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. 
 
Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë.”, ka njoftuar Osmani në rrjetet sociale.