Maqedoni

LOEM, pro pagesës së kontributeve për honoraristët

18.12.2014 15:28

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka dalë sot në mbështetje të ndryshimeve ligjore...

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka dalë sot në mbështetje të ndryshimeve ligjore, me të cilat nga një janari i vitit 2015 hy në fuqi obligimi për pagesën e kontributeve për honoraristët.
 
Lidhja vlerëson se vendimi do të eliminojë konkurrencën jolegale ndërmjet kompanive, ndërsa honoraristët do të fitojnë sigurim social dhe trajtim të njëjtë me të punësuarit e tjerë.
 
“Të gjithë honoraristët që kanë kontrata në vepër apo kontrata autoriale me një kompani të caktuar, kontributet do të duhet tua paguaj kompania  që i ka angazhuar. Ata që kanë më shumë marrëveshje me më shumë kompani, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë mbi pagën minimale, duhet vetë ta paguajnë kontributin”- deklaroi zëvendëskryetari i LOEM-së, Sead Koçan.
 
Sa i përket pagesës së kontributeve individuale, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë vlerëson se në vend të obligimit që kontribute të paguajnë personat, të ardhurat e të cilëve arrijnë në nivel të pagesës minimale, të zëvendësohet me pagën mesatare.
 
Po ashtu, vlerësohet se ligji do të stimulojë të angazhojnë më shumë honoraristë, siç praktikohet edhe në vendet e BE-së.
 
GYLTENE SINANI