Maqedoni
Takimi Zaev - Gashi, arrihet dakordim për pjesën programore
29.11.2021 19:43
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi pajtohen për pjesën programore nëse Alternativa...
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi pajtohen për pjesën programore nëse Alternativa i bashkangjitet qeverisë. Në takimin katër orësh ata janë dakorduar për pjesën eurointegruese si dhe daljen nga kriza politike.
“Bashkëbiseduesit pajtohen se kursi reformues dhe europian për të cilat janë përcaktuar qytetarët dhe shteti, do të duhet të vazhdojë dhe se në këto momente më me rëndësi është stabiliteti I institucioneve. Në këtë formë do të sigurohen vendime më të mira për sfidat më të mëdha aktuale siç janë pandemia COVID -19 dhe kriza globale energjetike”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
Edhe pse lideri I Alternativës Afrim Gashi para takimit tha se do të flitet vetëm për koncepte, megjithatë, janë shkëmbyer edhe mendime për ndarjen e resorëve ministrorë, postet e zëvendësministrave dhe drejtorive. Jo zyrtarisht thuhet se Alternativa kërkon dy ministri dhe një post të zëvendës kryeministrit. Do të jenë ministria e kulturës, arsimit, apo shëndetësisë dhe sociales pritet të shihet në takimin e ardhshëm Zaev Gashi që do të mbahet brenda javës, pas konsultimeve në dy partitë.
Gashi para takimit vlerësoi se po tenton që ti jep një shans vendit të del nga kriza aktuale dhe ruaj kursin europian, por duke pasur një vend të rëndësishëm në vendimarrje.
“Mendoj se nuk do të jetë një proces i lehtë. Do të duhet që të gjithë të shfaqim një gadishmëri dhe të shfaqim një koncept të ri që të dalë vendi edhe nga kriza politike edhe nga ajo energjetike edhe shëndetësore, por edhe ajo që është më e rëndësishme most a lëshojmë rastin dhe të marrim datën për fillim të negociatave me BE – në.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Kryeministri Zoran Zaev në takim u shoqërua nga zëvendës ministri I financave Dimitar Kovaçevski, kandidati potencial për të ardh në krye të LSDM-së por edhe qeverisë. Emri I Kovaçvskit nuk kontestohet nga kreu I Alternativës Gashi, I cili në takim u shoqërua nga sekretari i përgjithshëm i partisë Bekim Sali. Sipas Gashit emrimet kuadrovike janë çështje e brendshme e LSDM – së dhe se Alternativa lufton për koncept të veprimit brenda qeverisë dhe kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
MERALE ISMAILI
