Maqedoni
Pronari i “Besa Trans”, Haxhiu: Jam i shokuar, më mirë të vdisja në autobus
29.11.2021 20:03
Pronari i Agjencisë turistike “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin Kombëtar të Bullgarisë...

Pronari i Agjencisë turistike “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin Kombëtar të Bullgarisë, ku ka theksuar se se autobusi ka kaluar kontrollin teknik para se të shkojë për në Turqi dhe gjithcka ka qenë në rregull. Ai ka përjashtuar mundësinë që diksuh nga udhëtarët të ketë patur me vete mjete piro teknike.
Haxhiu, ka thënë se deri tani nuk është prononcuar për mediat për shkak se ka qenë i shokuar nga ngjarja tragjike, por ka bashkëpunuar me hetuesit që të konstatohen shkaqet e incidentit ku humbën jetën 45 udhëtarë. Ai ka thënë se autobusi ka qenë i prodhuar në vitin 2007, por është blerë nga kompania e tij para tre vieteve. Sipas tij, autobisi nuk ka pasur probleme teknike. Ai thot se e ka të vështirë ta pranojë tragjedinë në autostradën Struma.
“Ndonjëherë them përse nuk isha edhe unë në atë autobus, që edhe un të isha i vdekur në autobus. Këtë e kam thënë shumë herë.”, tha pronari i Agjencisë turistike “Besa Trans”, Bekim Haxhiu.
Haxhiu ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi, por kanë qenë në autobusin tjetër. Fëmijtë e tij kanë qenë në autobusin e fundit. Kësaj radhe nga RMV-ja ishin nisur 4 autobusë. Gjatë kthimit nga Turqia, në autobusin e parë kanë qenë ai dhe bashkëshortja, kurse fëmijtë kanë qenë në njërin prej autobusëve. Në kufi, në dalje nga Bullgaria, Bekim Haxhiu thot se e ka marrë vesh se autobusi ka përjetuar aksident.
“U thash të më dërgojnë në vendngjarje ta shoh me sytë e mi se çfarë ka ndodhur atje.”, u shpreh Haxhiu.
Bekim Haxhiu ka refuzuar të komentojë për fatkeqësinë për shkak se hetimet ende janë në vazhdë e sipër. Megjithatë, siç tha, tre javë para fatkeqësisë autobusi ka kaluar kontrollin teknik. Në mënyrë plotësuese, para cdo udhëtimi, të gjithë automjetet kanë kaluar nëpër qendrën e servisit.
“Para se të niseshim për në Turqi i servisuam, I kontrolluam, madje edhe kur mbërritën në Stamboll edhe atje shkomë në servis që të kontrollohen autobusët, sepse bartim udhëtarë, të shohim se në çfarë situate janë. Gjithcka ishte në rregulla atje. Nëse na thonin dicka menjëherë e riparonim.”, tha Haxhiu.
Bekim Haxhiu, ka thënë se në autobus nuk ka pasur tuba me karburant. Për shkak të kontrolleve të detajuara në kufijtë e Bullgarisë, përjashtohet mudnësia që udhëtarët të marrin mjete piroteknike.
“Në çdo autobus ka tuba, me ujë. Ëdo autobus duhet t`i ketë, për çdo rast. Është uji rezervë. Në hyrje për në Bullgari kontrollat gjithmonë janë të rrepta, nga bagazhi, deri te shoferi gjithcka që bartet.”, u shpreh Haxhiu.
Në pyetjen nëse autobusi I ka pasur të gjithë dokumentacionet e nevojshme, Haxhiu dhe avokati i tij thonë se në këtë fazë nuk do të komentojnë për shkak të hetimeve.
“Mund të themi me siguri se “Besa Trans” ka leje për të kryer veprimtari transporti në territorin e Evropës dhe sërish të kryejë veprimtari turistike në territorin evropian dhe në territorin e RMV-së dhe jashtë RMV-së.”, tha Lubomir Takov, avokat “Besa Trans”.
Bekim Haxhiu ka thënë se kompnia e tij është formuar në vitin 2009, por tashmë katër vite është transportues I rregullt për në Stamboll. Në cmimin prej 80 eurove llogariten edhe dy fletje kurse për cdo shërbim shtesë kaë edhe pagesa plotësuese. Haxhiu nga aksidenti tragjik jeton në Bullgari. Ka marrë një banesë me qira që t`u jetë pranë hetuesve dhe të ndihmojë aq sa mundet. Ai, thotë se është i kapshëm edhe për familjarët e viktimave.
“Askush nuk dëshironte që kjo të ndodh. Të gjithë këtë e dijnë. Mos t`I ndodh askujt një tragjedi e këtillë, shumë e rëndë, e vështirë, e tmerrshme. Nuk e di cfarë të them tjetër.”, u shpreh Bekim Haxhiu, pronar i Agjencisë turistike “Besa Trans”.
Pronari I Besa Trans Bekim Haxhiu në këtë intervistë për televizionin bullgar ka thënë se nuk ndjehet i kërcënuar dhe rrezikuar nga askush.
MERALE ISMAILI
