Aksidenti tragjik në Bullgari, sot publikohet rezultati nga ekspertiza

30.11.2021 10:30

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë....

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ne vendin e quajtur Struma, vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë I autobusit me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen tragjike, humbën jetën 45 qytetarë, ndërsa u lënduan 7 të tjerë teksa ktheheshin nga Turqia. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin.