Propozim buxheti i MPPS-së, 50.6 miliardë denarë, do të ndërtohen çerdhe
30.11.2021 13:39
Në propozim buxhetin për vitin 2022 mjetet e parapara për investime kapitale janë rritur qind për qind....

Në propozim buxhetin për vitin 2022 mjetet e parapara për investime kapitale janë rritur qind për qind. Për investime kapitale janë paraparë 195. 5 milion denarë ndërsa MPPS do të vazhdojë me ndërtimin e çerdheve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve të atyre ekzistuese.
“Vitin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i dhjetë çerdheve edhe atënë Komunën e Çairit për 350 fëmijë, Rosoman, Karposh dhe Manastir për 150 fëmijë, po ashtu çerdhe do të ketë në Likovë, Haraçinë, Probishtip dhe Vallandovë. Në ndërtim e sipër është edhe çerdhja në Gostivar me kapacitet për 100 fëmijë, po ashtu me përkrahje nga IPA fondet do të ndërtohen dy çerdhe në Tearcë dhe Tetovë.”,- theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
Në buxhetin e MPPS janë siguruar edhe mjete për uljen e papunësisë e cila realizohet përmes programeve dhe masave aktive. Për këtë qëllim janë transferuar 400 milion denarë në Agjencinë për punësim.
“Qëllimi është kyçja aktive në tregun e punës të personave të papunësuar dhe kategorive të rrezikuara. Pjesëtarë të bashkësisë rome, persona të rinj të papunë të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të pandemisë.”,- theksoi Shahpaska.
Sipas Shahpaskës, në fazë finale është edhe zgjidhja ligjore për shfrytëzimin e pushimit të lindjes edhe për meshkujt. Kjo do të thotë që edhe baballarët do të jenë pjesëmarrës në kujdesin për fëmijën në vitin e parë të jetës. Për këtë zgjidhje ligjore deri në fund të muajit do të ketë edhe debat publike.
FLUTURA LATIFI
