Futboll
Maqedonia e 100-ta, Shqipëria në vendin e 58-të
18.12.2014 15:34
Sipas rang listës më te re të Fifas, e cila u kumtua sot që është edhe e fundit për këtë vit që po e lëmë pas...

Sipas rang listës më te re të Fifas, e cila u kumtua sot që është edhe e fundit për këtë vit që po e lëmë pas, reprezentacioni I Maqedonisë ka përparuar për tri pozita më lartë me 324 pikë duke u renditur në vendin e 100.
Sa I përket kombëtareve tjera të cilat janë në grup me Maqedoninë në ciklin kualifuikues Euro 2016, Spanja është më së miri e renditur nga ky grup në vendin e 9, pasojnë Slovakia në të 21-tin, Ukraina në pozitën e 25 ndërsa Bjelorusia ndodhet një vend më lartë krahas Maqesonië në vendin e 99, ndërsa Luksemburgu ka përparuar për një pozitë me lartë, me carst vitiin 2014 do ta përmbyll në vendin e 1278.
Ndërsa, Kombëtarja shqiptare ka përfunduar vitin në pozitën e 58-të të renditjes.
Me 543 pikë, 34 pikë më pak se në muajin që shkoi, reprezentacioni I Shqipërisë është mbi Malin e Zi dhe nën Panamanë në renditje.
Nga kundërshtarët e Shqipërisë prej grupit kualifikues për EURO 2016, Danimarka ka përfunduar vitin në pozitën e 30-të, Serbia në pozitën e 38-të, kurse Portugalia është më së miri e renditur nga ky grup duke dalë i shtati, e Armenia e 79-ta. sa I përket lidershipit nuk ka ndryshime.
Gjermania përfundon vitin në krye të botës, për herë të parë që nga viti 1993.
Pasojnë Argjentina, Kolumbia, Belgjika, Holanda, Braizli, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguai.
