Maqedoni

Kapitulli 27 për ambient, mjedisi kërkon përfshirjen e të gjithëve

30.11.2021 15:11

Nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shpejtë për të përmbushur kriteret e kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike...

Nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shpejtë për të përmbushur kriteret e kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, ishte qëndrimi i pjesëmarrësve në promovimin online të raportit të parë nën hijen e organizatave të shoqërisë civile. Ministri Nuredini theksoi se kërkon pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara në shoqëri.
 
“Duhet të punojmë të gjithë bashkë, politikanët, bizneset, arsimi, shkenca, organizatat qytetare etj. Përndryshe, nuk mund të arrihet transformimi në standarde të qëndrueshme apo edhe neutrale klimatike.”,- tha ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini.
 
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, prezantoi një pjesë të planit të gjelbër për përmbushjen e reformave të kërkuara në këtë kapitull.
 
“Ende po bëhen përpjekje për zbatimin e duhur të produkteve në “dokumenteve dhe politikave’’ në kuptimin e sigurimit të kapaciteteve administrative teknike dhe inspektuese, përmes proceseve reformuese të administratës publike, që pason fazën e përdorimit të teknologjive më të mira të gjelbra dhe krijimit të të ashtuquajturës punë e gjelbër.”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
 
Reagimet politike nuk duhet të jenë pengesë për të vepruar në vend, thonë nga sektori i shoqërisë civile.
 
“Ne ndjekim standardet e BE-së pavarësisht nëse jemi anëtare apo jo. Edhe nëse i afrojmë standardet, atëherë BE-ja do të dëshirojë të jetë anëtare më shumë sesa ne të jemi anëtare e BE-së dhe nuk ka arsye për të pritur apo humbur kohë në atë datë për fillimin e negociatave.”,- deklaroi Aleksandar Krzhalovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar –QMBN.
 
Fokusi i politikave mjedisore të BE-së është Marrëveshja Evropiane e Gjelbër, e cila synon të prezantojë një ekonomi neutrale ndaj klimës në BE deri në vitin 2050 duke zhvilluar burime të pastra të energjisë dhe teknologji të gjelbra, duke respektuar parimet të zhvillimit të qëndrueshëm.
 
SEDAT SELIMI