Maqedoni

Propozim-buxheti për 2022, pushteti dhe opozita të ndarë për amendamente

30.11.2021 15:51

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet, ku po vazhdon debati lidhur me projekt-buxhetin për vitin 2022....

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet, ku po vazhdon debati lidhur me projekt-buxhetin për vitin 2022, kanë vazhduar kundërshtimet midis pushtetit dhe opozitës lidhur me amendamentet e parashtruara. Për pushtetin, kërkesat e opozitës për vendosjen e fasadave energjetike për ndërtesat e komunës Kisella Vodë janë populiste të paanalizuara mirë dhe tendencë për të përmbushur premtimet gjatë fushatës zgjedhore.
 
“Hipokrizia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është në veprimin më të fuqishëm të saj, duke u përballur me sfidën e udhëheqjes së 43 komunave dhe duke e ditur se çfarë po ndodh nëpër komuna dhe se nuk mund t'i përmbushin disa premtime parazgjedhore, po përballemi me këtë gjendje. Propozime populistike, amendamente të cilat duhet ta ndryshojnë buxhetin ndërkohë që të gjithë e dimë se mungojnë analizat dhe nuk është ashtu gjendja reale.”,- deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.
 
Nga VMRO-DPMNE akuzuan se ky premtim ka qenë pikërisht i drejtuesve të komunës gjatë katër vite më parë. 
 
“Kërkoj për ndërtesat në komunën e Kisella Vodës, sepse premtim të tillë kishte. Arsyetimin se pse e refuzoni këtë amendament nuk mund ta pranoj. Ju nuk doni të punoni, prandaj nuk e realizuat këtë premtim parazgjedhor dhe prandaj sot dhe kohë më parë qytetarët iu dënuan në zgjedhje dhe tani në vend, kolegë, për dijeninë tuaj, në 43 komuna nuk është punuar. Hipokrizinë ju e keni më të fuqishme.”,- tha Beti Stamenkovska Trajkoska nga VMRO-DPMNE.
 
Në zbatimin e projekteve të këtilla duhet kërkuar edhe mundësi të tjera, tha ministri i financave, Fatmir Besimi, pasi që, sipas tij, nuk mund të mbulohen të gjitha projektet me mjete buxhetore.
 
“Nuk mundet të gjitha këto projekte dhe politika të mbulohen me mjete buxhetore, por shfrytëzohen edhe mundësi të tjera siç kam theksuar Banka Botërore, BERZH, decentralizimi fiskal gjithashtu është një proces të rëndësishëm që do të thotë më shumë para për komunat.”,- u shpreh ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Debati lidhur me amendamentet zgjat pesë ditë, pas së cilës projekt-buxheti do t'i kthehet Qeverisë ku duhet të përfshihen amendamentet e pranuara.
 
NAIM RAMADANI