Maqedoni
Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, diskutohet situata në Ukrainë dhe Bellorusi
30.11.2021 16:53
Situata në Ukrainë, Bellorusi, strategjia e re e aleancës si dhe përvojat e dala nga misioni I NATO-s në Afgansitan....

Situata në Ukrainë, Bellorusi, strategjia e re e aleancës si dhe përvojat e dala nga misioni I NATO-s në Afgansitan janë ndër temat kryesore të diskutuara mes minsitrave të jashtëm të aleancës në Riga të Letonisë. Sekretari I Përgjithsmë I NATO-s Stoltenberg fton Rusinë të ul tensione në kufi me Ukrainën, sepse sipas ti sjellja ruse prodhon provokim .
“Shohim prani të ushtri ruse në kufi me Ukrainën. Ftojmë Rusinë të jetë transparente sepse kjo është provokim. Rusia duhet të ul tensionet që të mos eskalojë situata. Mbetemi të unifikaur me të gjithë aleatët.”, tha Jens Stoltenbeg, sekretar i përgjithshëm i NATOS.
Edhe minsitri I jashtëm Bujar Osmani thekson cështjet që diskuton aleanca. Mes tjerash bisedohet edhe për Ballkanin Perëndimor, procesi euroatlantik dhe eurointegrues tha Osmani.
“Tema më e rëndësishme është sfida me sigurinë, siç është përforcimi ushtarak rus në kufij me Ukrainën, por edhe kërcënimet hibride nga Bellorusia. Jam i sigurtë se do të përcjellim mesazh të fuqishëm të unifikuar dhe të palëkundshëm me synim që të mbrojmë aleancën tonë dhe të sigurojmë paqe dhe stabilitet. Do të bisedojmë edhe për Ballkanin perëndimor dhe interesat gjeostrategjike të aleancës, për rajon stabil, proseperues dhe demokrtatik, përmes integrimit evropian, dhe euro-atlantik.”, tha Bujar Osmani, minsitër i jashtëm.
NATO duhet ndryshoje principet thotë në favor të sigurisë tha minsitri I jashtëm i Rumanisë.
“Ndër temat kryesore të axhendës është përgatja e negociatave për konceptin e ri strategjik të aleancës. Është document që përfshin parimet udhëzuese të aleancës për dekadën e ardhshme.”, tha Bogdan Auresku, ministër i jashtëm i Rumanisë.
Sipas ministrit rumun është me rëndësi që ky dokument ta bëjë aleancën më të fuqishme dhe më të bashkuar ndërsa për qytetarët anëtarë të NATO-s të sigurojë mbrojtje më të madhe dhe të projektojë stabilitet.
NERMIN MILAKI FEJZULLAHU
