Maqedoni
Covid-19, 7 viktima e 460 infektime të reja në 24 orë
30.11.2021 17:04
7 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....
7 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 3 persona të vdekur janë nga Shkupi, 2 në Manastir dhe nga një fatalitet janë regjistruar në Kumanovë dhe Berovë. Të gjithë kanë vdekur në spital.Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im” ka 5 persona të paraqitur me datë vdekjeje nga 2 tetori deri 27 nëntor. Të gjithë personat kanë vdekur në shtëpi.
Nga 2.424 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 460 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 185. Janë regjistruar edhe 543 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.001 raste aktive.
