Maqedoni
Kërçovë, vërshimet e lumit të Zajazit sjellin probleme në lagjen e “Prilepit”
30.11.2021 17:33
Disa familje të qytetit të Kërçovës që jetojnë përskaj lumit të Zajazit janë rrezikuar nga përmbytjet...

Disa familje të qytetit të Kërçovës që jetojnë përskaj lumit të Zajazit janë rrezikuar nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e ditëve të fundit.
Vërshimet kanë përmbytur disa objekte banimi në lagjen e “Prilepit” dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këto ditë të ftohta të dimrit që e vështirësojnë jetën e këtyre familjeve me status të rrezikuar social.
Kjo lagje e banuar kryesisht me familje skamnore, me përmbytje të këtilla është ballafaquar edhe në të kaluarën.
Banorët vendor kanë kërkuar ndihmën institucionale për zgjidhjen e këtij problemi që do të evitojë vërshimet e lumit të Zajazit, por ata fatkeqësisht vazhdojnë të përballen me rrezikun e përmbytjeve të objekteve të tyre që ndodhen fare pranë lumit, dhe të pa mbrojtura nga uji që del nga shtrati, sa herë që ka reshje të shiut.
SHABAN DALIPI
