Maqedoni
Buxheti i komunës së Tetovës, 24 milion euro ndaj sektorit privat dhe publik
30.11.2021 17:43
24 milion euro është borxhi i komunës së Tetovës bashkë më ndërmarrjet komunale që ka ndaj sektorit privat....

24 milion euro është borxhi i komunës së Tetovës bashkë më ndërmarrjet komunale që ka ndaj sektorit privat dhe atij publik, njoftoi sot i pari i Tetovës, Bilall Kasami. Ky borxh, sipas Kasamit, është borxh i trashëguar nga ish kryetarja Arifi edhe pse Qeveria pagoi gjysmën e borxhit përsëri komuna është ngulfatur në borxh.
“6.7 milion euro janë ndaj sektorit publik. Borxhi i komunës si administratë komunale është 14 milion euro, borxhi i NPK-së është 9.7 milion euro, borxhi i Ndërmarrjes së parkingjeve është 187 mijë euro, borxhi i shkollave është 77 mijë euro. Për momentin për informim të opinionin, komuna e Tetovës është e bllokuar, kam mbi 430 vendime, të përmbaruesve, të cilët i ka dorëzuar në trezor, për momentin nuk disponojmë me llogarinë e komunës të gjitha ato të hyra që vinë në llogari të komunës së Tetovës i merr përmbaruesi.”,- tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ekonomisti, Menderes Kuçi, tha për TVM2 se gjendja financiare në komunës është e brishtë, por tha se qytetar duhet ta dijë se ku kanë përfunduar paratë dhe cilat projekte janë realizuar. Kuçi tha se Tetova ka nevojë për investime, por një herë duhet të japin llogari të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve.
“Është obligim i organeve që të japim transparencë, në publik gjegjësisht qytetarëve se ku mungoj ato mjete dhe ku janë investuar këto mjete. Komunat nuk kanë nevojë për politikan por për menaxher. Një herë e përgjithmonë duhet të kemi një epilog përfundimtar, të ndjekjeve abuzive,që bëjnë institucionet në krye më të edhe kryetari pasi është përgjegjës i atij institucioni. Duhet të mendoj për investime kapitale për mirëqenie të qytetarëve. Tetova nuk e meriton këtë pasqyrë që e ka sot.”,- theksoi Kuçi.
Kasami tha se ka identifikuar një lëndë të dyshimtë,e cila ka të bëj me shtegun e biçikletave,që sipas tij tenderi është bërë tre ditë para zgjedhje lokale në raundin e dytë që sipas tij ka mjaftueshëm fakte për padi. Ndërsa tha se sot janë ndërprerë disa kontratë personave që, sipas Kasamit, kanë fituar mjete financiar por nuk kanë shkuar në punë.
VISARI SADIKI
