Maqedoni

Fakulteti filozofik në Shkup shënon 100 vjetorin, ndahen çmime për personalitete të shquara

30.11.2021 18:14

Në nder të shënimit të 100 vjetorit të fakultetit filozofik në Shkup...

Në nder të shënimit të 100 vjetorit të fakultetit filozofik në Shkup, u ndanë çmime për akademik dhe personalitete të shquara. Ky fakultet përmes kuadrit që ka nxjerrë ka arritur që të jetë shtyllë mbrojtëse e shtetit, tha dekani i këtij fakulteti. 
 
“Sot po ndajmë çmime për profesorët tanë, për emra të mëdhenj, për të treguar se misioni i Fakultetit Filozofik është të ndërtojë institucione dhe është në njëfarë mënyre shtylla e shtetit. Ndajmë çmime për personalitete si Ljupço Koprovski, ish-ministër në Qeveri. Pastaj për kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, i cili është ish-studenti ynë, si dhe shumë prej deputetëve. Në 75 vitet e fundit të ekzistencës së shtetit maqedonas, ka shumë profesorë tanë që kanë marrë arsim të lartë në këtë fakultet.”,- tha dekani i fakultetit filozofik, Ratko Duev.
 
Gjatë marrjes së çmimit, kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, tha se mbështetja e shtetit për këtë fakultet do te jetë çdoherë e pranishme. Në mesin e të ftuarve kishte edhe personalitete nga bota akademike jashtë vendit. 
 
“Kolegëve të mi të fakultetit filozofik të Shkupit ua uroj jubileun e madh, 100 vjetorin e themelimit të këtij fakulteti. Kjo me të vërtetë është për respekt. Fakulteti filozofik së bashku me shtetin gjatë këtyre viteve ka kaluar nëpër peripeci të shumta, por ka mbijetuar dhe ka arritur te ruaj imazhin. Bashkëpunimi ynë me këtë fakultet është disa dekadësh dhe unë shfrytëzoj këtë moment që t’i falënderohem fakultetit.”,- theksoi dekania e fakultetit të Nishit, Natalija Jovanoviç.
 
Fakulteti filozofik kishte shënuar 100 vjetorin e themelimit vitin e kaluar, por për shkak te pandemisë iu pamundësua një organizim i këtillë.
 
BELINDA KOKA ADEMI