Maqedoni

VMRO – DPMNE kërkon përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari

30.11.2021 18:46

VMRO – DPMNE vazhdon të akuzoj pushtetin për incidentin në Bullgari...

VMRO – DPMNE vazhdon të akuzoj pushtetin për incidentin në Bullgari. Kërkojnë pushteti të merr përgjegjësi e jo të bëhet mbrojtës I kompanive. 

“Pushteti duhet të përgjigjet nëse është e vërtetë se autobusi është i prodhuar për 49 pasagjerë dhe si I tillë është importuar. Automjeti fillimisht është regjistruar me targa të Prilepit dhe pas disa ditës, është shitur dhe është regjistruar sërish duke marrë targa të Shkupit. Vallë vetëm pas disa muajve, në lejen e qarkullimit që ka të bëjë me numrin e udhëtarëve është rritur në 54, përkatësisht për më shumë se 10 për qind mbi të atë që e ka përcaktuar fabrika? Kush e ka bërë a test hologjimin, dhe e ka lejuar atë? Vallë për shkak të këtij ndryshimi të dyshimtë autobusi nuk ka mundur të pajiset me licencë përkatëse për transport ndërkombëtar.”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.