Kulturë

Ekspozitë me grafite e Naim Idrizit

18.12.2014 15:48

Në Galerinë e Arteve në Kumanovë, mbrëmë u hap ekspozita personale e grafisit, Naim Idrizi...

Në ekspozitën “Parimi”, ishin të ekspozuara 24 punime të punuara brenda pesë vitesh edhe atë gjatë studimeve. Punimet e tij kryesisht janë me tematikë nga jeta reale.
 
Autori në punimet e tij ka shfrytëzuar edhe imagjinatën e bujshme, si rezultat i meditimit dhe kulturës së përgjithshme. 
 
Naim Idrizi, aktualisht është në prag të përfundimit të studimeve postdiplomike të magjistraturës në Degën e Grafikës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.  
 
Ndryshe, Naim Idrizi me ekspozitën e njëjtë së shpejti pritet të paraqitet edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe viset tjera. 
 
NEXHAT AQIFI