Maqedoni
MPB: Policia po vepron pas një alarmi për sulm
30.11.2021 19:21
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm...

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasiqë një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.
“Bëhet fjalë për masa standarde të MPB-së pas një denoncimi të marrë dhe menjëherë sapo t’i mbarojmë kontrollet dhe besueshmërinë e informacionit do ta informojmë opinionin. U bëjmë apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë, ndërsa mediat t’i transmetojnë informacionet zyrtare dhe të sakta”, theksojnë nga MPB.
Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat për rreth.
Pas alarmit për bombë shfaqja që është paraparë të mbahet sonte është anuluar, të njëjtët bëjnë thirrje që të gjithë ata që kanë marrë biletat online për shfaqjen e sotme do të ju kthehen paratë.
