Maqedoni
Ndalim qarkullimi për të gjitha automjetet në rrugën Strugë – Qafthanë
30.11.2021 21:01
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe paraqitjes së ngricave në rrugë, nga ora 19:45...

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe paraqitjes së ngricave në rrugë, nga ora 19:45 është vendosur ndalesë për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar Qafthanë, informojnë nga LAMM.
Mbetet në fuqi edhe ndalimi për automjete të rënda në rrugën Tetovë-Popova Shapkë. Në rrugët e tjera të vendit, qarkullimi po zhvillohet aktualisht në rrugë të lagështa dhe me mbetje të lehta balte në rrugë në disa vende malore.
