Covid 19, ulet numri i rasteve të reja

01.12.2021 10:03

6.1 për qind janë më pak të infektuar....

6.1 për qind janë më pak të infektuar rishtazi me COVID-19 nga data 22 deri më 28 nëntor krahasuar me javën e kaluar.

Rënie ka patur në të gjitha grupmoshat, sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik. Shumica e të diagnostikuarve, gjegjësisht 23.1 për qind, janë mbi 60 vjeç dhe më së paku 4,3 për qind janë të regjistruar te fëmijët deri në nëntë vjeç.

Në periudhën e përmendur janë kryer 18.781 testime, që është 5,1 për qind më pak se një javë më parë dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive 2.751 nga 35 qytete. Statusin e të shëruarit e fituan 2.829 pacientë të shtruar apo trajtuar në shtëpi.

Në 22 qytete të vendit ka rënie të incidencës në 14 ditët e fundit krahasuar me 14 ditët e mëparshme, dhe më e dukshme është rënia në Probishtip.

Në 10 qytete, nga ana tjetër, ka një rritje të incidencës në 14 ditët e fundit.

Qeveria dje në seancë ka marrë vendim për shpërblim financiar prej 30 denarë për pacient për mjekët e familjar nëse arrijnë dhe tejkalojnë përfshirjen prej 70 për qind me vaksinim të numrit të përgjithshëm të pacientëve të regjistruar tek ta.